-Varianti më i keq është që të rrënohet sistemi, thotë profesori i “American College” në Shkup, Marjan Bojaxhiev në Daily Click në TV21 në komentin e tij për gjendjen e Fondit Pensional. Bojaxhiev thotë se shteti duhet të lejojë që edhe pas pensionimit, persona të caktuar me vet dëshirë të vazhdojnë të punojnë në sektorin privat, të rriten kontributet për sigurim pensional dhe të zgjerohet numri i personave që paguajnë sigurim pensional, pasi sipas tij, ka ekonomi gir dhe ka kompani e persona që nuk paguajnë sigurim pensional.
“Të harrojmë rritjet e pensioneve, real të jemi. Kjo përrallë thjesht…nuk mundemi ne politikisht të themi tani do i rrisim kaq, nesër kaq, vijnë zgjedhjet…nuk ka, ajo rritje është vjedhje, ne e thamë në fillim, kur e cekëm se po ikin fëmijët tanë, ne vjedhim nga fëmijët tanë. Si mundet, vjen qeveria, Kuvendi, unë, ti , aha ne do të hyjmë në borxh. Kush do ta kthejë atë borxh? Fëmijët tanë”