Një aksident i rëndë trafiku midis një veture dhe dy motoçikletave, ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes është paraqitur autoambulanca dhe policia e trafikut të cilët po merren me rastin.
Advertisement
Nga pamjet shihet se dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërkaq siç njoftohet të aksidentuarit janë drejtuar për tretman mjekësor në QKUK.
Advertisement
Advertisement