25 VJET PA DESHMORIN E KOMBIT GAFURR LOKU
Shkruan: Halit Naxhaku
Saktesishte me 21 shkurte behen (nje cerek shekulli), plot 25 vjet nga vrasja e deshmoreve (babe e bire) Gafurr e Dritan Loku.
Gafurr Loku, lindi më 11.08.1949, në Fshatin Kotlinë të Kaçanikut. U vra para derës se shtepise së bashku me djalin e tij Dritanin, me 21 shkurte te vitit 1999, ne Fsh. Paldenike, te Hanit te Elezit, nga njesitet elite te « Dores se Zeze » serbe. Tani me babe e bire qe te dy DESHMOR te kombit. Qysh herët te Ai do të paraqiten ndjenjat kombëtare patriotike, ku edhe do të burgosët për herë të parë. Burgun do ta mbanë në Idrizovë. Gafurr Loku së bashku me atdhetarin e dalluar Rafi Halilin do të jenë shkëndijat e para ndër shqiptarët e Maqedonisë, që do ta ngrejnë zërin e do të angazhohën për Bashkim Kombëtarë. Ata nuk do të ndahen e as nuk do të ndalën kurrë deri në vdekje, ku shumë të rinj do ti kishin idol, do tu bashkangjiteshin dhe do të vepronin bashkarishtë, ku ne kontinuitet do ta ndjekin rrugën e tyre.
Do të ndjekët do të përcjellët kemba kembes dhe do të arrestohet, së bashku me Rafi Halilin në Prishtinë, më 21 shtator 1972, dhe do të gjykohët më 19 gushtë 1973, ku do ti qyptohët dënimi prej pesë vitesh burgim të rëndë.
Gafurr Loku do të ishte krahu i djathtë i Rafi Halilit, dhe së bashku do të përkushtohën e do ta themelojnë Organizatën e njohur „Kushtrim i Lirisë“.
Me Platformë dhe Program.
I brymosur me ide kombëtare, i kalitur nëpër hetime, i pamposhtur dhe i papërkulur, i pa lekundur e stoik para dhunës e torturave gjakpirëse të UDB-ës, si shembull i veçantë i atdhetarit dhe idealistit, veprimtarit, organizatorit të mirëfilltë, njeri me përvojë të madhe kombëtare, me një bagazh të madhë burgu, me dijet e » fakultetit të burgut» që nuk mësohën në asnjë fakultet tjetër prestigjioz në botë, por vetëm në burgë, e sidomos veçmas ato komunisto-jugosllave, sic ishte ai i « Idrizoves » Si i tillë i pakompromis kurrë! Do ta shfrytëzonë përvojën e tij, për organizimin konkret, në atë kohë, duke vendu flamurin kombetar me 1968 ne Tetove, duke shkruajtur parrolla, pamflete, duke i shpërndarë ata nëpër nxënës, studentë, intelektual, kombëtarë të dalluar, familje atdhetare, lagje, vendbanime e qytete tjera shqiptare etj. Që aso kohe do te ndikoshin dukshëm në ngritjen e vetëdijës kombëtare, a nga ana tjeter ishte me rrezik dhe pagoheshte shtrejte me denim dhe besa edhe me jete! Maqedonia ishte shëndrruar në një burgë për të gjithë shqiptarët, prandaj edhe kërkonte zgjidhje në vendë të nënshtrimit, asimilimit e poshtërimit. Në Maqedoni bëheshin eksperimentet e para. Nëse kishin suksesë vazhdoshin pastaj në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi. „Suksesi“ nga prapështitë dhe të pa drejtat ishte i garantuar, ngase vazhdimishtë pa fakte e argumente mirrte përkrahjen e komunistëve sërbo-malazezo-maqedonomdhejnve sllavo-shovinist të tërbuar e të sëmurë patologjik kundër nesh shqiptarëve!…
Punë bënte vetëm organizimi masiv dhe i mirëfilltë kombëtarë. Rruga e vetme për te dhe shqiptaret si fillim do te ishte vetëm themelimi i një Organizate kombëtare, me njerëz të pastër kombtarisht, nga familje të mira dhe të pastra, të dëshmuara dhe të ridëshmuara, që janë në gjendje
2 / 2
të sakrrifikohën në çdo kohë, e në çdo vend të trungut shqiptarë, qe qendrojne cdo here vertikalisht e te pa mposhtur!
U tha u bë! Organizata do të emrohet “Kushtrimi i Lirisë”, që do të japë kontributin e saj jo vetëm në Tetovë, e në qytetet tjera shqiptare të Maqedonisë por edhe nëpër të gjitha trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi e sidomos vecmas ne Kosove!
UDB-a i kishte rënë në gjurmë. Gafurr Loku sërish do të burgosët në vitin 1982.! Edhe këtë burgë do ta mbanë në Idrizovën e “ famshme-famekeqe” sikur edhe ate të parin.
Unë edhe pse kisha dëgjuar, dhe një herë e kisha takuar jashtë, para se të bie në burgë në Prishtinë te rruga e Prizrenit Nr.40 me disa veprimtarë tjerë në vitin 1982.Tani do ta gjeja si i dënuar, banor në Idrizovë, ku nga 12 aq sa isha denuar, do ti kalojme gati nja tre vite bashke. Ai çdo temë e kishte për organizimin, veprimin, historinë, kushtet e shqiptarëve, çlirimin, deri te Bashkimi Kombëtarë.
Ajo që mundë të veçoj te Gafurri ishte se: Ishte i matur, i pjekur politikishtë, vizionar, i vëndosur, i pakompromis për çështjen kombëtare, trim, ideolog, shumë i lexuar-erodit, stabil, pozitiv, gjithmon i buzëqeshur, i shoqeruar, humanitare, i sinqert , i rrepte dhe i prere, po e kerkoi nevoja etj. Ai ishte gjys kaçanikas, gjys tetovar. I thoshim: po u nda Kosova e i bashkohët Shqipërisë e Maqedonia rastesishte mbet këndej, ku do të jetosh ti?! Gafurri vazhdimishtë përgjigjeshte andej nga do të bëhët e ku do të jetë Shqipëri. Gjatë shetitjes ai ushtronte. Shpeshë herë verës do të hecte e vraponte zbathur pa atlete. Thoshte po pregaditëm, po i forcoj këmbët, e ku i dihet, sepse do të më duhet kondicioni kur do të dalë në burgun e jashtëm, se ne edhe jashtë jemi në burg te hapet!
Kontribuove maksimalishte nje jete te tere. Cdo here ishe shembull dhe udherrefyes per te tjeret. Guximi dhe trimeria jote, mbesin frymezim brezash per gjeneratat e ardhshme.
Prandaj ne shoket e tu, (82-98, aq sa ishim te burgosur politik asokohe, ne vitet 1980/90 ne burgun e “Idrizoves”) kemi qene te privilegjuar dhe shume me fat, qe te kemi njohur dhe te kemi pasur ne mesin tone, sepse te gjithe cdo here ishim BASHKE si nje familje e madhe, nje per te gjithe e te gjithe per nje.
Kombet qe kane njerez si ti, nuk zhduken kurre, por cdo here do ta shkruajne historine e lavdishme, me gjake e shkronja te ARTA, do ta ngrejne FLAMURIN KUQ E ZI, larte e me larte ne te gjitha trojet e banuara me shqiptare, ku sot per sot jane te ndara e te copetuara, cop e grime ne disa mini shtete!
Armiku serb dinë çka bënë, i vret më të mirët nga më të mirët. Vritet së bashku me djalin e tij dhe nuk arrinë ta shijoe për dy muaj këtë gjysëm lirije që aq shumë e deshi, dha kontribuoi për te!…
Te qoftë i lehtë dheu amë i Kosovës se cunguar-gjysëm të lire, dhe jo plotësishtë ashtu siç deshte dhe preferonte e per cka angazhoheshte Gafurri me shokë!
Për Shqipërinë e Bashkuar!…
LAVDI!
H. N. Dat.19.02.2024/Oher-RMV-Walenstadt-CH