Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut – shqiptarët në tre blloqe politike!?

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut – shqiptarët në tre blloqe politike!?

Si është duke afruar data e zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahen më 8 Maj të këtij viti, ashtu edhe po bëhet rigrupimi i forcave politike në vend.

Edhe pse në fillim ishte paralajmëruar së një pjesë e partive do garojnë në grupimin e të ashtuquajturit “Front Europian” nën udhëheqjen e BDI-së, tashmë pas ngjarjeve të fundit në Aleancën për Shqiptarët ku u ndanë rrugët mes Arben Taravarit i cili do vazhdojë bashkëpunimin me Lëvizjen Europiane për Ndryshim dhe Ziadin Selës i cili dëshiron të respekton vendimin e mëparshëm të organeve partiake që ASH të garojë e vetme në zgjedhje.

Sipas informacioneve të cilat i siguroi portali ynë, mësohet se BDI mund të mbetet e vetme në këto zgjedhje ndërsa pëveç LEN, mund të krijohet edhe një bllok i ri politik mes Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Partisë Demokratike Evropiane me në krye Arjanit Hoxhën.

Advertisement

Një burim i lartë partiak për monitor.mk deklaroi se nuk do të ishte e habitshme një bashkëpunim mes Selës dhe Hoxhës duke e pasur parasysh që në aspektin ideologjik të dyja strukturat partiake janë shumë të ngjajshme dhe një bashkëpunim i tillë mund të krijonte një bllok serioz politik i cili do të ishte vendimtar për të përcaktimin e fituesit në formimin e qeverisë që duhet të formohet pas 8 Maj.

Advertisement
Advertisement