Pasditen djeshme një grabitje e armatosur ka ndodhur në Prishtinë, policia jep detajet

Rreth 10 mijë euro janë vjedhur në lokalin “Excoins.me” pas një grabitjeje nën kërcënim të armëve të zjarrit.

Incidenti që ka ndodhur rreth orës 17:30. Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dy persona të armatosur me maska në kokën, kanë grabitur paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë deklaruar se nga dy persona të dyshuar me maska në kokë nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga lokali një shumë parashë, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Advertisement
Advertisement
Advertisement