Ngjarja e çuditshme e filmuar në sistemin e transportit publik të Bogotas më 1 shkurt, pranë Caracas Avenue.
Pamjet e publikuara tregojnë njerëzit që përpiqen dëshpërimisht të shpëtojnë njeriun, koka e të cilit ishte ngecur mes trenit dhe platformës.
TransMillenio raporton se viktima ishte një shitës ambulanti, i cili i hodhi mallrat e tij ndërsa hipte në tren dhe më pas u përpoq t’i merrte kur koka e tij ngeci në një vend të vështirë.
Oficerët e policisë dhe pasagjerët e tjerë i erdhën në ndihmë, ndërsa identiteti i të pafatit dhe gjendja e tij nuk dihen aktualisht, transmeton Lacalle Blue Radio.
Së bashku ata arritën të krijonin hapësirë të mjaftueshme që burri të nxirrte kokën jashtë.
TransMillenio transporton rreth dy milionë njerëz në ditë, dhe mes tyre ka shitës që ofrojnë mallrat e tyre në trena.