Policia e Kosovës ka kërkuar ndihëm e qyetetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për “Mashtrim”, përcjell KosovaPost.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 11 janar në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe të lokalizimit të tij lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët Personi i panjohur NN • Personi kërkohet , për veprën penale “Mashtrim” e cila ka ndodhur më 11.01.2024 në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren .”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet ndër të tjera në njoftim.