Rama: Jemi të tretët në botë për rritjen e turizmit

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nga Madridi tha se Shqipëria tashmë nuk është më një vend i fshehur nga turistët, duke theksuar se është vendi i tretë në botë për rritjen e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite.

”Dje mu desh të shkoja për një fizioterapi, dhe fizioterapisti më tha që e dashura e tij, dy ditë më parë kishte prenotuar që të shkonin në Shqipëri, së bashkë me familjen. Kjo është diçka që do kishte qenë e pamundur të imagjinohej pak vite më parë, kur Shqipëria ishte e fshehur, ndërsa tani nuk është me e fshehur dhe tashmë ka gjithnjë e më shumë kërkesa për të ardhur. Në aeroportin e Tiranës shënuan rritjen më të lartë në Evropë. Bazuar në statistikat e OBT ne jemi vendi i tretë sa i takon rritjes së turizmit në botë, pas Katarit dhe Arabisë Saudite”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement