Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, fiton më shumë në më pak se 13 minuta sesa fiton një person mesatar gjatë jetës, sipas të dhënave të publikuara nga revista globale e biznesit Fortune.
Në vitin 2023, pasuria e Bezos u rrit nga 107 në 177 miliardë dollarë, që korrespondon me një rritje të pasurisë me 191.78 milionë dollarë në ditë ose me rreth 7.99 milionë dollarë në orë, raporton portali Yahoo Finance. Sipas të dhënave të vitit 2023, mesatarisht amerikani fiton 1.7 milionë dollarë gjatë jetës së tij të punës dhe Bezos e fiton këtë shumë në afërsisht 0.21 orë, pra në 12.76 minuta.
Amazon është një gjigant global i tregtisë elektronike dhe një nga kompanitë amerikane të teknologjisë “Magnificent Seven” me vlerën më të lartë të tregut. /EuronewsAlbania/