Policia e Kosovës, të enjtën gjatë patrollimeve në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka hasur në 689 copë plumba, 34 gëzhoja dhe nje flamur të Serbisë.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë se këto municione u gjetën afër urës ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.
“Në anën e djathtë të vendit ku u vra polici ynë në shtator, jo në drejtim të manastirit ku tashmë kemi bërë kontrolle, por para urës në këtë fshat – rastësisht kemi hasur në 689 copë municione”, tha Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut.
closevolume_off
Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, dhe vrau rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas, në shkëmbimin e zjarrit mbetën të vrarë tre sulmues serbë.