Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen fjalët përmbyllëse të të akuzuarve në rastin “Llaskarca”. Fjalë përmbyllëse në seancën e kaluar pati prokurori publik, Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të “Durmo Turs”-it, Durmish Belulit.
Në seancën e sotme është paraparë fjalë përmbyllëse të ketë mbrojtja e përgjegjësit për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe mbrojtja e tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njëjtë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement