Kush nuk ka nga sot goma dimri dënohet!

Sezoni dimëror për të gjithë shoferët nis sot zyrtarisht dhe do të zgjasë deri më 15 mars.

Si rrjedhojë e kësaj ata janë të obliguar që të bëjnë ndërrimin e gomave të verës me ato të dimrit.

Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë gomat e dimrit dhe zinxhirët.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar për fillimin e sezonit dimëror ku ndryshimet atmosferike janë të pranishme. Sigurohuni që gomat e mjetit tuaj janë ndërruar para fillimit të sezonit dimëror, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, në temperaturat e ulëta!”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement