Filipçe: Nuk ka rrezik nga ndonjë valë e re e coronavirusit June 25, 2021 admin Advertisement “Gjendja epidemiologjike është stabile dhe nuk ka rrezik nga ndonjë valë e re e përhapjes së coronavirusit. Nuk ka rrezike dhe pas paraqitjes së të ashtuquajturit ‘lloji indian’ i cili është shumë më i fuqishëm se llojet tjera”. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili theksoi se do të vazhdojnë ta ndjekin gjendjen me kujdes. “Vlerësimet tona momentalisht dhe sipas të gjitha analizave që i kemi duke përfshirë këtu edhe ndjekjen e vendeve përreth, tregon se se nuk do të ketë valë të re gjatë periudhës në vijim. Kjo s’do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe për këtë arsye me vëmendje e ndjekim gjendjen”, tha Filipçe. Ai shtoi se ka raste kur qytetarë janë infektuar me llojin indian edhe pse kanë qenë të vaksinuar. “E mira është se shumica dërmuese e të vaksinuarve, rreth 97%, nuk kërkojnë hospitalizime dhe e kalojnë lehtë”, tha Filipçe. Advertisement Advertisement
Ballina Kosovë Lajme Sveçla paralajmëron burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje June 30, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Ahmeti: Ne fituam zgjedhjet, kjo qeveri nuk ka legjitimitet June 30, 2024
Ballina Kosovë Lajme Njihuni me 19 vjeçaren nga Peja e cila me materiale të ndërtimit krijon veshje June 30, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti mbledhë Këshillin e Përgjithshëm të BDI-së në Tetovë, ja pse June 30, 2024
Ballina Kosovë Lajme Në Veri të Kosovës shfaqen posterë të Vuçiq, “Komandant Suprem po të presim” June 30, 2024
Ballina Lajme Maqedonia e Veriut Flasin prindërit e Eliorit të vogël nga Maqedonia që e mbyti kamioni në Zvicër June 30, 2024