Jetmir Rexhepi është emëruar ushtrues detyre drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Lajmin është bërë i ditur në faqen e Ansamblit në Facebook. Paraprakisht, u.d. drejtor i këtij ansambli ishte Amir Mamuti, i cili erdhi në këtë funksion pas shkarkimit paraprak të Shkodran Tolajt. Ky institucion vazhdimisht kishte probleme me artistët e punësuar, të cilët nuk kishin vendime pune. Së fundmi, nën udhëheqjen e Mamutit, u ndanë 32 vendime pune, por një pjesë e artistëve ende kanë mbetur pa vendime.
Advertisement
Advertisement
Advertisement