Mexhiti thirrje të rinjve të BDI-së: Ejani, bëhuni pjesë e LD-së, VLEN-it sepse ne do të udhëheqim me politikën shqiptare në RMV

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit qeverisës – VLEN, Izet Mexhiti nga tubimi partiak në Butel të Shkupit ka dërguar thirrje publike deri te të rinjtë e Bashkimit Demokratik të BDI-së, transmeton TV21. Siç tha Mexhiti, “LD-ja është fryma e vërtetë e BDI-së” dhe se të rinjtë duhet të bëhen “pjesë e kësaj partie, VLEN-it, sepse ky formacion do ta udhëheqë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut”. “Fryma e BDI-së së vërtetë është në kuadër të Lëvizjes Demokratike, andaj anëtari i thjeshtë, anëtari i devotshëm, ata të ri dhe të reja të cilët kanë bërë karrierë politike, administrative nuk u është dhënë mundësia prandaj po vijnë çdo ditë dhe unë po i ftoj çdo ditë – le të vijnë dhe le të bëhen pjesë e Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN-it sepse ky është formacioni politik që do të udhëheqë me politikën shqiptare tash e tutje në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Mexhiti./TV21

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *