Pauza e dhënë nga Oda e Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë ende e paregjistruar për ngrirjen e marzhave për 10%, që duhej të ndodhte dje nga Qeveria, u përdor sot nga të gjitha marketet dhe distributorët për të bërë presion shtesë ndaj qeverisë. Në takimin në Ministrinë e Ekonomisë dolën të gjithë lojtarët e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj nga të cilët varen çmimet në marketet. Ata kërkuan që të mos ngrihen marzhat me pakicë dhe me shumicë për rreth 100 grupe produktesh, ku do të përfshiheshin mbi një mijë produkte, por të vendosen çmime minimale vetëm për një numër të caktuar produktesh që qytetarët blejnë më shumë dhe janë të nevojshme për jetën. “Për produktet e përditshme. Le të jenë 50, 100. Gjithsesi, ne propozojmë për 200 produkte, por që të jetë një ulje reale, domethënë tani në marrëveshje me distributorët dhe prodhuesit duhet të bëjmë një ulje reale ku realisht do të shihet se çmimi i produktit është ulur dhe është në dispozicion të blerësve”, tha Danica Bllazhevska. Bllazhevska thotë se me këtë propozim në mënyrë drastike do të ulen çmimet e produkteve më të kërkuara ushqimore, detergjente, ushqim për foshnjat, por nuk do të ngrihen çmimet e produkteve të shtrenjta Premium që i blejnë qytetarët e pasur. Kërkesat e tregtarëve dhe distributorëve i dëgjoi ministri për ekonomi dhe punë, Besar Durmishi së bashku me zv.ministrin Marjan Risteski, drejtorin e Inspektoratit shtetëror të tregut dhe përfaqësues të Komisionit për mbrojtje nga konkurrenca. A do të pranohen këto kërkesa të marketeve dhe distributorëve, do të dihet të hënën për kur është caktuar takimi i ri. Përndryshe sot u bë e ditur inflacioni në janar dhe sipas këtyre të dhënave në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, çmimet janë rritur për 4.9%, ndërsa te ushqimi për 5.7%. Nëse krahasohet janari i vitit 2025 me inflacionin e muajit dhjetor të vitit 2024, ka rritje të vogël prej 0.2%, ndërsa te ushqimi 0.1%
Tregtarët në takim në ministrinë e Ekonomisë! Jo të ngrihen, por të ulet çmimi i 100 produkteve
Advertisement
Advertisement
Advertisement