Organizimi i protestave nga BDI, Rexhepi: Mund të dalin jashtë kontrolli, jemi të përgjegjshëm duke parë situatën në Ballkan, Ukrainë e Lindje të Mesme

Nënkryetar i BDI-së, Bajram Rexhepi thotë se organizimi i protestave vazhdon të qëndrojë si opsion, por që sipas tij, të njëjtat nuk po organizohen marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë në rajon dhe botë. Rexhepi në Daily Click në TV21 tha se revolta është e madhe te qytetarët dhe se protestat do të mund të dilnin jashtë kontrollit. “Edhe ajo është si opsion, por besoni ne jemi parti shumë e përgjegjshme politike, tani ekziston një revoltë jashtëzakonisht e madhe në popullatë dhe ne gjithsesi se jemi të përgjegjshëm që mot të marrë përmasa të pakontrolluara, sepse deri në momentin që ne si parti politike mund t’i kontrollojmë ato protesta, është gjithçka në rregull, por nuk e dimë deri ku mund të mbërrijë energjia negative që është duke u akumuluar në popullatë dhe pastaj të dalë prej kontrollit të partive politike, prandaj jemi shumë të përgjegjshëm, duhet ta shohim patjetër, jemi në një situatë ku kemi një Ballkan shumë të cenueshëm ndaj proceseve të tilla, kemi një luftë në Ukrainë që nuk e dimë se çfarë epilogu do të ketë, kemi luftëra në Lindjen e Mesme”, deklaroi Rexhepi në TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *