Bashkë me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin, Maqedonia e Veriut ndan vendin e 88-të në renditjen e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International për vitin 2024. Ka dy pikë më pak se sa në vitin 2023 dhe kjo e ka ulur për 12 pozicione në këtë renditje. Sipas kryetarit të Transparency International-Maqedoni, Bllagoja Pandovski, rënia është për shkak të skandaleve në gjyqësor, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. “Këto rezultate negative janë rezultat i skandaleve të shumta që ndodhën vitin e kaluar, e posaçërisht në fushën e gjyqësorit, këshillit gjyqësor dhe akademisë për gjykatës dhe prokurorë, mosndëshkimi i korrupsionit të lartë i lidhur me persona me funksione publike, indicet për ndikim politik në gjyqësor, kontrolli i keq në këshillin gjyqësor që e bën mbi gjykatësit dhe 40 rekomandimet e komisionit vlerësues të Bashkimit Europian, shkelja e ligjit gjatë përzgjedhjes së kandidatëve në akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve gjatë kohës së zgjedhjeve, janë vetëm pjesë e skandaleve që kanë shkundur gjyqësorin”, tha Bllagoja Pandovski. Pas këtij raporti të dobët për vendin, qeveria dhe opozita me akuza se kush është fajtore për korrupsionin e lartë në vend. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se do të analizojnë dobësitë dhe nuk do të lejojnë të përsëriten skandalet e qeverisjes së kaluar. “Nuk do të lejojmë të përsëritet Soravia në qendër të Shkupit, nuk do të ndodh ndryshimi i Kodit penal me keqpërdorim të flamurit europian, nuk do të lejojmë të përsëriten Bentley, Aston Martin, Rolls Royce vetura të anëtarëve të afërm të familjes. Tenderë të kurdisur, parcela për centrale fotovoltaike të funksionarëve të lartë qeveritar etj, etj. të gjitha këto janë të shënuara në raport dhe për ne paraqet një bazë të mirë për të ndjekur, nëse duam të përmirësohemi ose të bëhemi më keq”, deklaroi Mickoski.Reaguan nga LSDM nga ku thonë se këto rezultate janë dëshmi e paaftësisë së qeverisë aktuale.“Qeveria e DPMNE-së e ka kthyer reitingun tonë mbrapa dhe e ka vendosur vendin në grupin e vendeve më të korruptuara në Evropë. Përgjegjësia për këtë dështim i takon Qeverisë, në vend që të gënjejë publikun me premtime dhe propaganda boshe, duhet të demonstrojë masa dhe reforma sistematike për të luftuar korrupsionin. LSDM mbetet e përkushtuar fuqishëm në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e institucioneve që do t’u shërbejnë qytetarëve e jo interesave partiake”, thotë LSDM. Nga vendet e rajonit, Greqia është renditur më mirë, në vendin e 59-të, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është më së keqi, në vendin e 114-të. Shqipëria është në vendin e 80-të, Kosova në vendin e 73-të, Serbia është në pozitën e 105-të, ndërsa Kroacia ka rënë me 3 pikë dhe është në pozitën e 63-të. Bullgaria ka rënë me 2 pikë dhe është në vendin e 76-të
Maqedonia shënon rënie në luftën kundër korrupsionit! Bie në vendin e 88 bashkë me Kazakistanin e Vietnamin
Advertisement
Advertisement
Advertisement