“Janë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë”, Prokuroria me detaje nga përleshja me armë në Çair

Nga Prokuroria thonë se nga përleshja me armë në Çair të Shkupit, në parkingun te Viva Fresh në Fushë Tophanë, ka mbetur i vrarë një person dhe dy janë plagosur, përcjell TV21. Nga hetuesia thonë se nga vendi i ngjarjes janë siguruar prova dhe se të njëjtat do t’i nënshtrohen ekspertizës. “Sipas informacioneve fillestare, në të shtënat kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmë dhe gëzhoja që dhe do t’i nënshtrohen ekspertizës. Janë siguruar edhe pamjet e video survejimit dhe janë duke u analizuar. Gjithashtu është dhënë urdhër për autopsi ndaj trupit të të ndjerit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e motivit”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *