Vrapçishti dhe Ministria në konflikt kompetencash! Çerdhja në Dobërdoll mbetet pa ushqim dhe energji

Në Dobërdoll të Vrapçishtit, çerdhja “Pranvera” ka mbetur pa rrymë dhe pa ushqim për fëmijët.  Ministria e Politikës Sociale akuzon komunën se me qëllim ka ndërprerë furnizimin me energji dhe ka marrë automjetin që shpërndante ushqimin. Por a po ndodh kjo për shkak se Ministria për politikë sociale ia ka marrë kompetencat Komunës!? Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani, mohon përgjegjësinë, duke thënë se ministria ka marrë kompetencat në mënyrë të paligjshme dhe se çështjen e rrymës duhet ta zgjidhë vetë ministria. Ndërkohë, drejtoresha e emëruar nga ministria thotë se nuk dihet nëse nesër çerdhja do të ketë rrymë apo jo. Deri sa komuna dhe ministria e politikës sociale të gjejnë një zgjidhje, situata mbetet e paqartë, nëse fëmijët mund të vijojnë edukimin e tyre për shkak të mungesës së kushteve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *