-Kam 2-3 probleme, me hemorroidet, kam një qime në kurriz më është rrotulluar, më rrjedh qelb dhe gjak. Kështu e shpreh hallin një i burgosur në Idrizovë përmes një telefonate në emisionin “Thirre 21-shin”. Ai ankohet se nuk e dërgojnë në mjek, edhe pse siç thotë duhet të operohet sepse varra i rrjedh gjak. Thotë se ka bërë disa kërkesa deri tek institucionet kompetente, por nuk është marrë parasysh. “Kjo është te burgu i Idrizovës unë kam shkruar kam letra për operacion, nuk më dërgojnë në operacion nuk e di çfarë është puna këtu.Keni bërë kërkesë te drejtoria e burgut për t’iu dërguar në spital?Kam bërë kërkesë te drejtoria e burgut, kam bërë kërkesë çdo kund. Kam bërë kërkesë në gjyq të ma bëjnë privat këtë, të shkoj të operohem privat nuk ma kanë lejuar”, tha i burgosuri në Idrizovë. Pyetëm zëvendësdrejtorin e burgut, Naim Lamallarin, i cili tha se është e pavërtetë se të burgosurit nuk i dërgojnë në trajtim mjekësor. Ai shtoi se i njëjti person është dërguar 2 herë në qendrën klinike nga stafi mjekësor dhe ka refuzuar trajtimin e mëtutjeshëm në qendrën klinike. “Refuzimi i tij ka qenë për tu trajtuar me vetëfinancim në klinikat private ku dhe shënon në raportin mjekësor. I njëjti me raportet mjekësore ka kërkuar nga gjykata për ndërprerje të dënimit ku dhe është refuzuar nga gjykata më 07.12.2024. Gjatë javës do të mundohet mjekja për termin me çka do të dërgohet në qendrën klinike”, tha Naim Lamallari. Kërkuam përgjigje edhe nga Avokati i Popullit se a janë në dijeni me rastin dhe çfarë masa do të ndërmerren por deri në këtë edicion të lajmeve nuk morëm përgjigje. Ndryshe, në redaksinë e TV21, u dërguan disa fotografi se si është gjendja brenda tualetit në burgun e Idrizovës, në gjendje të “tmerrshme”.
“Kam 2-3 probleme, por s’më dërgojnë në mjek”! I burgosuri ankohet, por zv/drejtori thotë se nuk është e vërtetë
Advertisement
Advertisement
Advertisement