Tetovë, hapet shpallja për emërtimin e rrugëve! Qytetarët: Emrat duhet të ndërrohen, kemi heronjtë tanë

Nga sot, të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare, si dhe partitë politike do të mund të bëjnë propozime për emrat e rrugëve të qytetit të Tetovës. Komuna ka bërë sot shpalljen publike, e cila do të jetë e hapur deri më 10 mars, thotë Argjend Veliu, kryetar i Komisionit për Emërimin e Rrugëve në Tetovë. “Sot në mënyrë zyrtare shpallet thirrja publike për emërtim dhe riemërtim të rrugëve në Tetovë. Siç jeni njoftuar për këtë kemi formuar grup pune që i prij unë dhe njëmbëdhjetë anëtarë të tjerë të cilët kemi bë të pamundurën për të arritur deri këtu. Thirrja publike që do hapet sot, do të zgjas deri më dhjetë mars. Gjithë qytetarët do mund që propozimet e tyre t’i dërgojnë në likun e bashkëngjitur në shpallje, duke plotësuar edhe një pyetësor. Pyetësori për qytetarët apo grupet që nuk shfrytëzojnë rrjete sociale, do mund ta shkarkojnë të njëjtin dhe ta dorëzojnë në adresë të komunës”, tha Argjend Veliu. Ndryshe, kjo rrugë ku jemi tani mban emrin e rusit “Juri Gagarin”, njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë. Shumica e qytetarëve thonë se kjo është qesharake dhe se emrat e rrugëve duhet të ndryshohen.   -“Unë  jam nga 61-shi këtu. Ne rrugën e vjetër e kemi “Boris Kidriç” dhe na vijnë posta me dy emra. Nëse kjo bisedë është bërë moti, partitë tona në kampanjë shfrytëzojnë si veprim që mund ta bëjnë por realisht duhet të ndërrohen. Ne kemi figurat tona edhe bashkëvendësit tanë i kanë të vetët. Mendoj se duhet të gjendet një konsensus.” -“Ua lëmë politikave këtë punë, ata vendosin për gjithçka jo ne, neve nuk na pyet askush.” -“Ne kemi heronj kombëtar plot. Nga Tetova askush askund nuk janë. As tani kur i ndryshuam askund nuk janë. Emrat e rrugëve le t’i vendosin heroit kombëtar, që kanë luftuar për Maqedoninë në luftën e dytë botërore, gjysma e tetovarëve kanë vdekur.” Për emrat e rrugëve në Tetovë është bërë një debat i gjerë, ndërsa nga komuna e Tetovës thonë se në komisionin prej 11 anëtarësh janë të përfshira gjitha përkatësitë etnike. Nga 297 rrugë sa ka qyteti i Tetovës vetëm 81 kanë emra.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *