Për sfidën në Tiktok ku të rinjtë përdorin paracetamol, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se nuk ka informacione të tilla nga Toksikologjia. Taravari tha se duhet të ndërpriten ilaçet se përveç se ndihmojnë, ata kanë edhe efekte anësore. “Deri tash prej klinikës së Toksikologjisë nuk kam informatë të tillë. Mendoj se duhet të ndërpritet se çdo ilaç është toksik, përveç që ndihmon ka edhe efekte anësore, nuk kam informata se është paraqitur ndonjë rast prej këtyre të rinjve që përdorin doza të paracetamolit”, tha Taravari.
Advertisement
Advertisement
Advertisement