Të martën, në seancë të qeverisë, do të jetë dita “D” ose në këtë rast dita “M”, si masat që do të ndërmerren kundër prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve që jashtë logjikës së tregut, në mënyrë drastike i rrisin çmimet. Në seancën e qeverisë, përveç ISHT që i kontrollon të gjithë pjesëmarrësit në treg, do të thirren edhe përfaqësues të institucioneve të tjera, ndërsa kryeministri Mickoski përsëriti se do të përpiqen që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut me prodhuesit, distributorët dhe rrjetet e marketeve. Por nëse nuk respektohet ajo që është dakorduar, siç nuk u respektua shporta e Vitit të Ri, do të ketë masa ofensive që të ndikohet te çmimet. Mickoski përsëriti se ISHT dhe institucionet e tjera e kontrollojnë punën e barnatoreve dhe tregtarëve me pajisje teknologjike të cilët qytetarëve u shesin produkte më të shtrenjta krahasuar me çmimet në rajon. Është kontrolluar nëse kjo vjen si rezultat i doganave më të larta në Maqedoni dhe u konstatua se doganat në Maqedoni janë të njëjta si në rajon. Përndryshe, të premten më 7 shkurt për herë të dytë u bojkotuan marketet, por qarkullimi ishte më i lartë se në bojkotin e parë që u mbajt më 31 janar.
Masa të Qeverisë kundër çmimeve të larta! Të martën do të dihet: Dialog ose masa ofensive?
Advertisement
Advertisement
Advertisement