Babai këshilltar i Mickoskit, vëllai kryeshef në ASK! Andonovski: Kjo nuk ka lidhje me mua, unë jam krenar për të dy

Ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, i ftuar në Click Plus konfirmoi se babai i tij është emëruar këshilltar i kryeministrit për siguri kombëtare ndërsa vëllai i tij është emëruar kryeshef në ASK për Qytetin e Shkupit. Megjithatë shton se kjo nuk ka asnjë lidhje me funksionin e tij si ministër, por se ata kanë cilësi dhe i meritojnë këto pozita. Është krenar për suksesin e të dyve, ndërsa e konsideron gabim të qeverive të mëparshme që nuk i kanë shfrytëzuar cilësitë e tyre. “Mendoj se ky është valorizim i asaj që e ka bërë gjatë 35 viteve dhe në asnjë mënyrë kjo nuk ka lidhje me angazhimin tim. Përkundrazi, mendoj se ishte gabim i qeverive të mëparshme që nuk e përdorën angazhimin e tij kur ishte i punësuar në mënyrë aktive”, tha Stefan Andonovski. Me lëvdata për babanë, për të cilin tha se me vite të tëra është i punësuar në strukturat e sigurisë dhe se deri më tani nuk ka avancuar në karrierën e tij edhe pse kjo gjë i ka takuar sipas ligjit. “Bëhet fjalë për njeri të ri, i cili është magjistër i së drejtës penale, 10 vjet punon në atë agjenci, paraprakisht DSK, flet disa gjuhë botërore dhe unë jam krenar për të. Cilësitë e tij nuk i njohën deri më tani, ai nuk ka përparuar në karrierën e tij, edhe pse i takonte sipas ligjit, ndërsa përparuan njerëz të punësuar pas tij, si kryeshef, udhëheqës të sektorëve”, deklaroi Andonovski. Nga LSDM para dy ditëve akuzuan se pasi VMRO-DPMNE e emëroi Stefan Andonovskin ministër për transformim digjital, babai i tij, Lupço Andonovski u bë këshilltar për siguri kombëtare në qeveri, ndërsa vëllai i tij, Igori është emëruar kryeshef në ASK. “Babai këshilltar, vëllai kryeshef, i biri ministër, të gjithë në pozita shtetërore dhe në kurriz të popullit. Derisa mijëra të rinj dhe qytetarë me cilësi largohen nga shteti duke kërkuar punë, funksionet shtetërorë janë rezervuar vetëm për të afërmit e funksionarëve aktualë dhe të afërmit e ish funksionarëve të DPMNE”, thotë LSDM. Pyetjes nëse ai dhe familja e tij do të ndërmarrin veprime juridike kundër LSDM, Andonovski iu përgjigj se opozita nuk meriton asnjë demant ose hapa të tjerë duke shtuar se përhapin lajme të rrejshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *