240 shkolla morën e-maile me alarme të rrejshme! Drejtori i Sigurisë Publike: Situata e sigurisë është stabile!

Thuajse se të gjithë shkollat në Tetovë e ndërprenë mësimin këtë mëngjes! Edhe këtu, si në 240 shkolla në gjithë Maqedoninë, arritën e-maile me denoncim të rrejshëm për bombë. “Që në orët e mëngjesit thuajse në të gjithë shkollat fillore dhe të mesme, kishte një e-mail alarm për bombë. Menjëherë drejtorët e shkollës komunikuan me themeluesin drejtorët e shkollave, drejtorët njoftuan organet e rendit për paralajmërim për bombë dhe organet e rendit janë në terren për konstatimin e këtij paralajmërimi të gjithë nxënësit dhe stafi i shkollës janë të larguar nga objektet e shkollave”, tha Nazmi Dauti nga sektori për Arsim në Tetovë. Në shkollat e mesme e-malin e kanë marrë në orën 8, pas çka i kanë evakuuar nxënësit e më pas kanë njoftuar autoritetet. “Sapo e kemi marr informacionin kemi njoftuar përgjegjësin me evakuim në bazë të protokollit me njoftimeve mëparshme me nxënësit me qetësi dhe kemi njoftuar policinë”, deklaroi drejtori i Gjimnazit të Tetovës, Jeton Kamberi. -Normalisht ishte shumë shqetësuese duke pasur parasysh numrin e madhe të punëtoreve dhe të nxënësve që kemi dhe zv.drejtori, pedagogu dhe psikologu u angazhuan t’i nxjerrin nxënësit jashtë dhe menjëherë njoftuam autoritetet e sigurisë”, tha drejtoresha e SHMM “Nikolla Shtejn”, Malësore Ramadani. Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, thotë se një e-mail i tillë është dërguar në 240 shkolla. “Pesë orë pas lajmërimit të parë për bombë situata e sigurisë është stabile pra edhe nxënësit edhe prindërit duhet të jenë të qetë, sepse bëhet fjalë për alarme të rrejshme për bomba. Qëllimi cili është, po hetohet ende, po bashkëpunojmë me partnerët tanë të Interpolit dhe Europolit dhe kemi disa pista nëse mund të themi kështu. Komunikojmë edhe me kolegët nga Kroacia që para ca ditësh u përballën me këtë situatë”, tha Janev.. Mësimi vazhdoi atje ku organet e rendit konstatuan se parametrat janë pozitive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *