Balta ua vështirëson rrugën deri në shtëpi! Banorët e rrugës 1 në Vizbeg ecin në baltë dhe gropa

Mjafton që të bie pak shi dhe banorët e rrugës numër 1 të Vizbegut mezi shkojnë në shtëpi. Përveç baltës, edhe gropat e vështirësojnë lëvizjen në këtë udhë. Një banor na tregoi që disa herë me vetiniciativë e kanë shtruar me tampon. “Rruga është në gjendje shumë të keqe, p.sh sot është koha e keqe, nuk mund të shkohet as në shtëpi. Kemi harxhime të shtëpisë, taksat të gjitha i kemi të paguara, nuk është keq të na e rregullojnë rrugën, vetëm ajo na pengon, veç rruga na duhet tjetër gjë nuk kërkojmë asgjë”, tha një banor i Vizbegut. Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, premton që këtë pranverë të gjitha rrugët te pjesa e shkollës fillore në Vizbeg, do të jenë të asfaltuara. “Rruga që ishte përmendur në videon që e ka hedhur TV21 është e projektuar, është në përfundim projeksioni dhe do të jetë e asfaltuar shumë shpejtë, dhe jo vetëm, të gjithë rrugicat përreth në atë pjesë pas shkollës në Vizbeg do të bëhen me asfalt për një kohë shumë të shkurtë, më saktësisht në pranverë, në këtë pranverë atje nuk do të ketë asnjë rrugë me baltë do të jenë të gjitha të asfaltuara. Dokumentacioni i projektit ka përfunduar”, tha Darko Kostovski. Shtrimi i disa rrugëve të Vizbegut është premtuar disa herë edhe nga pushtet e kaluara, por ende nuk janë bërë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *