Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Meidani takon gjeneralin Bitri: Respekt për shërbimin dhe përkushtimin ndaj atdheut!

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur në takim gjeneralin Bilbil Bitri, kryesuesin e brigadës së Evropës Juglindore në në kuadër të vendeve anëtare të NATO-s (SEEBRIG), përcjell TV21. Meidani thotë se gjenerali Bitri vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. “Takova sot gjeneralin Bilbil Bitri, një ushtarak i shquar që tashmë drejton SEEBRIG, duke vendosur Shqipërinë në krye të një force shumëkombëshe të sigurisë. Me përvojën dhe lidershipin e tij, ai vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Respekt për shërbimin dhe përkushtimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Meidani. Ndryshe, pjesë e SEEBRIG është Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *