Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se nuk ka diskriminim në vendimin për shkarkimin e Erolld Musliut, drejtorit të Agjencisë për Zbulim më 28 qershor 2024. Gjykatësja Ana Pavllovska Daneva deklaroi se Gjykata njëzëri konstatoi se nuk ka diskriminim gjinor dhe politik në vendimin e sjell nga presidentja aktuale e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova. “Gjykata njëzëri vendosi se nuk ka diskriminim gjinor, as politik në vendimin për shkarkimin e tij nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ne si Gjykatë kemi konstatuar se këtu nuk ka diskriminim sepse vetë deklaratat e presidentes nuk paraqesin dëshmi se ndokush është diskriminuar dhe përkushtimi për përfaqësim më të madh të femrave në funksione të larta, duhet të jetë përkushtim i çdo qytetari”, tha Pavllovska Daneva.
Gjykata vendosi: Erolld Musliu nuk është diskriminuar kur u shkarkua nga Agjencia për Zbulim
Advertisement
Advertisement
Advertisement