Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar raportimet e TV21 për shkarkimin e Karolina Simonovskës nga posti i drejtoreshës në Klinikën “Kozle”. Nga MSH gjithashtu konfirmojnë se drejtoreshë e re në këtë Klinikë do të jetë Katerina Boshkovska. Në lidhje me: Boshkovska për TV21 konfirmon se do të jetë drejtoreshë në “Kozle”: Me ndihmën e kolegëve do ta kthejmë në normalitet Klinikën “Ministria e Shëndetësisë njofton se drejtoreshë e re e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle” është emëruar prof. dr. Katerina Boskovska, e cila prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni. Dr. Boskovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike.Në kuadër të veprimtarisë akademike, ajo është e përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë UKIM-it dhe gjatë pesë viteve të fundit ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore. Ministria e Shëndetësisë falënderon për angazhimin e deritanishëm drejtoreshën e mëparshme, dr. Karolina Simonovska”, thonë nga MSH./tv21.tv
MSH konfirmon raportimet e TV21: Shkarkohet Simonovska, Boshkovska drejtoreshë e re në “Kozle”
Advertisement
Advertisement
Advertisement