Duket se bojkoti që qytetarët i bënë marketeve ka dhënë efekt, përcjell TV21. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftojnë se nga të dhënat e sistemi të regjistrimit të transaksioneve (GPRS), në tetë rrjetet më të mëdha të marketeve është regjistruar një rënie e qarkullimit ditor prej 46,29 për qind.
“Sipas analizës krahasuese të të dhënave, të premten, 31 janar 2025, krahasuar me të premten, 24 janar 2025, në tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve është shënuar një rënie e qarkullimit totale prej 46,59%.
Të premten, 31 janar 2025, krahasuar me të enjten, 30 janar 2025, tetë rrjetet më të mëdha të supermarketeve shënuan një rënie prej 46,29% të qarkullimit total”, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike./tv21.tv
Advertisement
Advertisement
Advertisement