Nga Prokuroria thonë se janë arrestuar edhe katër persona, ndërsa janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë, material propagandistik, aparate telefonike, pajisje kompjuterike dhe sende të tjera. Ky është rezultat i aksionit policor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë, në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, me qëllim të shkatërrimit të terrorizmit.
Aksioni u krye pasi u zbuluan disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilat të dyshuarit shpërndanin materiale propagandistike të blera dhe përkthyera të ISIS-it dhe rekrutuan anëtarë të rinj. Synimi i anëtarëve të celulave terroriste ishte të kryejnë akt terrorist kundër objektivave civile ose të ashtuquajturave objektiva të buta, gjegjësisht objekteve publike në territorin e Maqedonisë, me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Në kërkesë të Prokurorisë, gjykata u shqiptoi masë paraburgimi prej 30 ditësh.