Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë nisur kontrollin e brendshëm pas ankesës që ka bërë personi A.M., i cili dje për TV21 tha se është rrahur brutalisht nga policia në një lagje në Shutkë. Pas ankesës nga 28-vjeçari, nga MPB thonë se po kryhen kontrolle për vërtetimin e gjendjes taktike.
“Nga ana e zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Çairit pranë SPB-Shkup është marrë procesverbal nga një ankesë gojore e parashtruar nga personi A.M. dhe e njëjta është dorëzuar në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale për veprime të mëtutjeshme, janë duke u kryer kontrolle dhe pas konstatimit të gjendjes faktike do të njoftoheni më tutje”, thonë nga MPB.