Në seancën e sotme për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, u prezantuan pamjet nga kamerat e Safe City. Një nga incizimet shihet i pandehuri, Vllatko Keshishev duke mbushur një shishe plastike me karburant në një pompë të benzinës në afërsi të partisë “Desna” përpara rrëmbimit të Vanjës. Incizimet tjera kishin të bënin kryesisht me lëvizjen e Citroen-it në pronësi të Zhezovskit, si dhe të Renault Kangoo, në të cilin, sipas prokurorisë, ishte i akuzuari i parë Lupço Pallevski Pallço. Pamjet konfirmojnë gjithashtu se Citroeni ka kaluar në rutën e njëjtë më 24 nëntor, kur plani fillestar ishte rrëmbimi i Vanjës. Edhe atë ditë dhe më 27 nëntor në të ishin tre persona. Mbrojtja e Pallevskit pretendon se prokuroria nuk ka prova që lidhin Renault Kangoo me zhdukjen e vajzës. Pallevski njoftoi se në seancën e ardhshme do të kërkojë përjashtimin e prokurorëve, si dhe ka paraqitur kundërshtim për listën e dëshmive. Prokuroria mbetet në qëndrimin e saj se Trajkovski duhet të merret në pyetje në gjykatë dhe se deklarata e tij e dhënë gjatë hetimit nuk duhet të lexohet për momentin. Procedura gjyqësore vazhdon më 27 janar./TV21
Mbrojtja e Palevskit pohon, nuk ka prova që Renault Kangoo ka lidhje me rrëmbimin e Vanjës

Advertisement
Advertisement
Advertisement