Pse u mbush Shuto Orizarja me mbeturina? “Përplasje” mes Qytetit të Shkupit dhe kryetarit Dudush

Pse u mbush Shuto Orizarja me mbeturina? “Përplasje” mes Qytetit të Shkupit dhe kryetarit Dudush

Lagja e Shuto Orizares e mbuluar nga mbeturinat.

Shërbimet inspektuese të Qytetit të Shkupit thonë se kanë zbuluar se kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, ka krijuar deponi ilegale. Sipas Qytetit të Shkupit, mbeturinat që i grumbullonte, në vend që t’i hidhte në deponinë “Drislla”, Dudush krijoi deponi në tokën e tij private dhe i ka detyruar qytetarët të paguajnë.

“Dudush ka vendosur kontejnerët e tij privatë në rrugët komunale, ndërsa në një faturë i ngarkon qytetarët për pastrimin e mbeturinave, për të cilat ka prova përkatëse. Më pas, edhe pse e dinte se ishte e paligjshme, mbeturinat i ruante në pronën e tij, pra një tokë private në pronësi personale, me të cilën kishte lidhur marrëveshje dhe ia kishte dhënë komunës me qira. Mbetjet që i grumbullonte ilegalisht dhe i ngarkonte, më pas në vend që t’i hidhte në deponinë e vetme të akredituar “Drislla”, ai krijoi për vete një deponi private”, tha Qyteti i Shkupit.

Për këtë nga Qyteti i Shkupit thonë se janë përcaktuar aktet, është bërë procesverbal dhe kallëzimi. Por kryetari i Shuto Orizares thotë se ka qenë i detyruar të krijojë deponi, pasi higjiena komunale nuk ka shkuar rregullisht për t’i mbledhur mbeturinat. Shton se nëse do të mblidheshin, nuk do të kishte deponi.

“ I kam lutur higjienën komunale që të vijnë për t’i mbledhur, por nuk i kanë mbledhur. Domethënë në mënyrë private me kamionë i kam mbledhur vetëm mos të qëndrojnë nëpër rrugë që të mos ketë sëmundje infektive. I kam marrë t’i ruaj në parcelën time përkohësisht derisa të hapim tender, dhe ndërkohë që merremi me situatën, nuk dimë se si të përballemi me aq mbeturina”, Kurto Dudush, kryetar i komunës së Shuto Orizares.

Advertisement

Për deponinë private që e ka krijuar, Dudush thotë se komuna do ta pastrojë, ndërsa për këtë më 13 janar do të lëshohet tenderi tek kompania. Sqarim për situatën kërkuam edhe nga NP “Higjiena Komunale”, se a kanë shkuar rregullisht në këtë lagje për t’i mbledhur mbeturinat, por ende nuk morëm përgjigje. Përndryshe, mbrëmë Qyteti i Shkupit mbrëmë filloi një fushatë emergjente për pastrim dhe dezinfektim në Komunën e Shuto Orizarit, siç kumtuan, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe rrezikimin e mjedisit të banorëve. 

Advertisement
Advertisement