Kërkohet që BFI të tërheq vendimin për shkarkimin e Qani Nesimit! Emrurllai: Ne vazhdojmë ta njohim si reis ulema Fetahun, nuk dëshirojmë që ai të mbetet në histori si shkelës i Kushtetutës

Kërkohet që BFI të tërheq vendimin për shkarkimin e Qani Nesimit! Emrurllai: Ne vazhdojmë ta njohim si reis ulema Fetahun, nuk dëshirojmë që ai të mbetet në histori si shkelës i Kushtetutës

Hoxhë Irfan Emrurllai nga Këshilli Inciativë, përmes një konference për shtyp në Tetovë, kërkon që Bashkësia Fetare Islame të tërheq vendimin për shkarkimin e Qani Nesimit nga funksioni i myftiut të Tetovës, përcjell TV21.

“Shpresojmë kësaj radhe të mos na injoroni dhe t’i përgjigjeni kërkesës sonë. I nderuari reis el ulema, ne nuk do të ndalime në këtë kërkesa tona që janë kushtetuese dhe shumë ligjore, i nderuari reis el ulema, ju keni ende bindje që jeni reis el ulema i neve hoxhallarëve dhe këshillave të xhamive, me shumicë të Myfti nisë së Tetovës, pranoni kërkesat tona. Ne vazhdojmë t’ju njohim si reis el ulema i BFI-së, ne nuk dëshirojmë të mbeteni në historinë e BFI-së si shkelës flagrant i Kushtetutës së BFI-së, e cila mban nënshkrimin tuaj”, tha mes tjerash hoxhë Emrurllai, duke shtuar se kanë dëshirë që zërin e tyre ta dëgjojë qeverisja qendrore, lokale në vendin tonë, por edhe ambasadat./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement