BDI: Gashi foli maqedonisht me delegacionin shqiptar/ Ibrahimi: Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare, gëzon status të avancuar

BDI: Gashi foli maqedonisht me delegacionin shqiptar/ Ibrahimi: Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare, gëzon status të avancuar

Kanë vazhduar edhe sot akuzat e BDI-së ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi, i cili dy ditë më parë tha se gjuha maqedonase është e vetmja me të cilën komunikon shteti dhe se shqipja në Maqedoninë e Veriut është gjuhë e përkthyer. Inegristët sot pyetën publikisht Gashin se pse në takim me delegacionin e Shqipërisë ka folur në maqedonisht.
Pas intervistës televizive, Gashi nuk u është kundërpërgjigjur kritikave opozitare, por ata që e kanë mbrojtur janë bashkëpartiakët. Mes tyre, zëvendësministri i arsimit Lulzim Aliu i cili në Facebook shkroi se Gashi konfirmoi një të vërtetë se gjuha shqipe nuk ka përdorim të barabartë me gjuhën maqedonase në nivel shtetëror dhe se për më tepër se 20 vjet ish-pushteti ka shitur gënjeshtra. Edhe pasardhësi i Gashit në parti, kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, shkroi se gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare.

Advertisement

Sipas Ibrahimi, pyetja themelore nuk është se a është gjuha shqipe zyrtare, porse pse nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në atë status; dhe se kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit? Por nga ana tjetër Fronti Europian vazhdon të kërkojë dorëheqjen e kryeparlamentarit Gashi, pasi sip thonë, shqiptarët meritojnë përfaqësues që kanë guximin dhe krenarinë për të mbrojtur vlerat dhe interesat kombëtare, e jo individë që ulin kokën dhe nënshkruajnë poshtërimin.

Advertisement
Advertisement