Ankohen për ngushtimin e rrugës prapa Çerdhes në Çair, Komuna siguron se rruga do të jetë e kalueshme

Ankohen për ngushtimin e rrugës prapa Çerdhes në Çair, Komuna siguron se rruga do të jetë e kalueshme

Banorët e lagjes parapa çerdhes së re në Çair, kundërshtojnë ndërtimin e rrethojës së këtij objekti, pasi mendojnë se kjo do t’ua ngushtojnë rrugën.

Kjo sipas tyre do tua pamundësojë qarkullimin mjeteve më të mëdha, siç janë zjarrfikëset, ndihma e shpejtë ose kamionëve.

Banorët pohojnë se para se të ndërtohej çerdhja, nga Komuna e Çairit u kanë premtuar se nuk do t’ua ngushtojnë rrugën. E për këtë Komuna e Çairit i siguron sërish.

Nga komuna gjithashtu shtojnë se për t’u bërë pranimi teknik i objektit, Ministria për politikë sociale, demografi dhe rini kërkon të vendoset rrethoja e objektit.