Një familje e bllokuar në mes të rrugës Vicë – Tetovë! Kasami në terren: Mos të dilet pa nevojë dhe pa pajisje dimërore

Një familje e bllokuar në mes të rrugës Vicë – Tetovë! Kasami në terren: Mos të dilet pa nevojë dhe pa pajisje dimërore

Të reshurat e borës kanë bllokuar një pjesë të malësisë së Tetovës. Madje një familje nga fshati Vicë ishte nisur për në qytet për të dërguar fëmijën në mjek, por ishte bllokuar në mes të rrugës. Nëpërmjet një video-thirrje kryefamiljari na tregoi gjendjen atje.

Pas raportimeve në TV21 për këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami doli në terren bashkë me ekipin e televizionit tonë. Kasami takoi banorët e Vicës, ndërsa njoftoi se rruga po pastrohet vazhdimisht, mirëpo të reshurat janë intensive.

Kasami thotë se banorët do të duhet të kenë parasysh se në këto kushte duhet të kenë pajisje adekuate për shkak të reshurave të vazhdueshme

Advertisement

Deri sa kryetari i komunës së Tetovës u takua edhe me banorët e Vicës, edhe makineria e pastrimit  mbërriti në fshatin Vicë. Të reshurat e borës të vazhdueshme kanë bërë që rrugët në malësinë së Tetovës të jenë të vështira për tu kaluar.

Advertisement
Advertisement