Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka adresuar një sërë kritikash në fjalimin e saj për fundvit, përcjell TV21. Ajo thotë se nuk ka logjik që shtetas të Maqedonisë të bëjnë tifo për ekip të huaj, në ndeshje ku merr pjesë Maqedonia e Veriut, ndërsa bën thirrje që gjithashtu të mos mbështeten në garë politike kandidatët që vijnë nga shtete e huaja.
“Të mësojmë, të bëjmë dallomini mes interesit shtetëror dhe atij partiak. Është jologjike që të mbështesim kandidatë të shteteve të tjera, kur i kemi të tanët, qoftë edhe nëse vijnë nga radhët e opozitës. Është jologjike që në ndeshje ku merr pjesë reprezentacioni i Maqedonisë, të bëjmë tifo për ekipin e huaj. Që të mund të përparojmë, ne duhet t’i japim fund sjelljes vetshaktërruese”, tha mes tjerash presidentja Siljanovska-Davkova./tv21.tv