Sela për deklaratën e Limanit për çerdhen në Haraçinë: Është keqpërdorim i detyrës, Prokuroria duhet të reagojë

Sela për deklaratën e Limanit për çerdhen në Haraçinë: Është keqpërdorim i detyrës, Prokuroria duhet të reagojë

Kreu i ASH, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela ka reaguar ndaj ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në lidhje me deklarata e tij për çerdhen në Haraçinë, përcjell TV21. Sela e cilëson deklaratën e Limanit si keqpërdorim të detyrës.

“Është objekt për…është keqpërdorim detyre realisht. Nuk e di a është i vetëdijshëm, a dëgjojnë prokurorët dhe gjykatësit këto lloj deklaratash, nuk mundet një ministër që ka pozicion të veprojë në bazë inatesh personale, ose kundërshtish politike që ka me këtë ose atë eksponent politik, por atë që e ka obligim ligjor, do të duhet edhe ta procesuojë dhe si i tillë është objekt për keqpërdorim të detyrës” tha mes tjerash Sela./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement