Edhe pse në vend të punës, sërish me armë. Kjo ka ndodhur në një punëtori në Çair, kur pas një përplasje mes një punëdhënësi dhe punëtorit, ky i fundit ka gjuajtur me armë drejt tij, por fatmirësisht nuk e ka qëlluar, transmeton TV21.
Rastin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
“Më 23.12.2024 në ora 16.44 në SPB Shkup, E.Z. (25) nga Shkupi ka denoncuar se në punëtorin e tij në rajonin e Çairit, pas një përplasje paraprake, B.R.(36) nga Shkupi me pistoletë ka gjuajtur një projektilë drejt tij, por nuk e ka qëlluar”, thuhet në njoftimin e MPB dhe shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Advertisement
Advertisement
Advertisement