Çati thuajse nuk ka, kështu që të punësuarit me qese dhe shpikje të tyre e grumbullojnë ujin në legen. E tillë është pamja nga objekti i armatës në Koçan. Asgjë nuk është ndryshe as në Kumanovë, Kratovë dhe Kriva Pallankë.
Ministri i mbrojtjes, Vllado Misjallovski, në brifing me gazetarët tha se ngarkesa më e madhe është furnizimi i 8 helikopterëve “Leonardo”. Muajin e ardhshëm duhet të paguhen 35 milionë euro.
Deri më tani, para zgjedhjeve është dërguar paradhënia prej 39 milionë eurove. Misajllovski pohon se pas kësaj nuk janë ndërmarrë fare aktivitete.
Pas ndryshimit të administratës në SHBA, në 2025 do të debatohet nëse duhet të rritet përqindja që ndahet nga BPV për armatën.
Në 2025 fokusi do të jetë edhe në Brigadën e parë këmbësore për shkak se në 2026 na pret vlerësimi nga NATO nëse janë inkorporuar standardet e NATO-s në armatën tonë.
Deri në fund të vitit të ardhshëm Maqedonia duhet ta marrë sistemin e saj të parë për mbrojtje kundërajrore ndërsa për modernizim të armatës janë paraparë 18 milionë euro shtesë. Në bazë të padive nga të punësuarit, Ministria duhet të paguajë 6 milionë euro. Vitin e ardhshëm Armata do të bëhet me 300 ushtarë të rinj.