Rasti “organizatorët e 27 prillit”: Prokuroria: Tre të akuzuar i plotësojnë kushtet për amnisti

Rasti “organizatorët e 27 prillit”: Prokuroria: Tre të akuzuar i plotësojnë kushtet për amnisti

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit parashtroi mendim deri te Gjykata Penale në lidhje me zbatimin e Ligjit për amnisti për një pjesë të të akuzuarve në rastin “Organizatorët e 27 prillit”. Kjo buron nga udhëzimet e Gjykatës së Apelit, e cila urdhëroi gjykatën që të prononcohet për rëndësinë e amnistisë.

Sipas Prokurorisë kërkesa e mbrojtjes për zbatimin e ligjit është e bazuar, posaçërisht duke pasur parasysh se një pjesë e të akuzuarve dhe të dënuarve tashmë kanë marrë amnisti.

Megjithatë, në mendimin e saj, prokuroria konfirmoi se tre të akuzuarit i plotësojnë kushtet për amnisti, ndërsa te një i akuzuar nuk mund të zbatohet ky institut për shkak të përjashtimeve ligjore. Prokuroria theksoi se gjykata është arbitri përfundimtar dhe do sjellë vendimin në bazë të bindjeve të veta. Mendimi u ka sjell duke u bazuar në argumentet juridike dhe shënimet e veprës penale “Cenim terrorist i rendit kushtetues”./tv21.tv

Advertisement
Advertisement
Advertisement