Pritet që Akademia shqiptare për shkencë dhe art të financohet nga buxhetet komunale, përmes pikës për mjete që ndahen për OJQ. Jozyrtarisht, qëllim të tillë kanë kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit, që paralajmëruan se do ta ndihmojnë Akademinë me para nga Buxheti për vitin 2025. Konfirmim arriti edhe nga ministri nga radhët e VLEN, Arben Taravari.
Ministri për vetëqeverisje lokale, Zllatko Perinski informoi se qëndrimi mbetet i pandrysheshëm dhe mënyra e tillë e financimit është joligjore.
Paraprakisht, LSDM dhe VMRO-DPMNE paralajmëruan se nuk do të japin mbështetje për idenë e tillë për financimin e Akademisë. Nga BDI theksuan se tema duhet të zgjidhet në nivel qendror dhe kundërshtoi që Akademia është regjistruar si OJQ.