Pas ngjarjeve të fundit në Republikën e Shqipërisë, vrasjes së 14-vjeçarit, prej në janar do të bllokohet tiktoku, për këtë ka njoftuar kryeministri Edi Rama. Por çfarë mendojnë qytetarët e vendit?! A duhet të mbyllet edhe në shtetin tonë?!
Tek ne pushteti për momentin nuk mendon për dalimin e Tik Tokut ose ndonjë rrjeti tjetër social. Para rreth dhjetë ditëve, kur disa fëmijë u lënduan pasi që u shpënda e ashtuquajtura sfida – Superman, tha se do të jetë më mirë që të punohet në edukimin e fëmijëve, e jo në shuqëzimin e rrjeteve sociale.
“Kam ndenjë, të mos më kuptoni gabim, se kemi mungesë të edukimit të gjeneratave të reja dhe për këtë shkak na ndodhin këto punë. Mediat sociale janë vetëm platforma për shpërndarjen e këtyre informacioneve, por informacionet burojnë nga të rinjtë, nga fëmijët dhe mungesa e edukimit nga prindërit”, tha Stefan Andonovski – ministër për Shoqëri Informative.
Ndryshe Shqipëria është vendi i parë në rajon që ndalon TikTok-un pasi kryeministri Edi Rama akuzoi drejtpërdrejt rrjetet sociale për ndarjen dhe nxitjen e dhunës mes fëmijëve brenda dhe jashtë shkollave, duke kulmuar me vdekjen e një djali 14-vjeçar në nëntor.