Siç raportoi TV21, SHA MEPSO zyrtarisht ka anuluar marrëveshjen me “Energoinvest” nga Sarajeva për ndërtimin e largpërçuesit me Shqipërinë, transmeton TV21. Nga MEPSO në një komunikatë lëshuar mediave theksojnë se marrëveshja është anuluar për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë.
“SHA MEPSO informon se është anuluar marrëveshja me “Energoinvest” nga Sarajeva, kontraktor ndërtimi për 400 kV largpërçues nda TEC Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni-Shqipëri. Ndërprerja e kontratës është bërë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga kontraktori dhe kërkesave të kontraktorit për pagesa shtesë për shkak të rritjes së ndjeshme të kostove të materialeve dhe shërbimeve. Kjo çoi në pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes dy palëve”, bëjnë të ditur nga MEPSO.
Tutje nga SHA MEPSO shtojnë se kontraktori disa herë është larguar nga kantiera e ndërtimit duke kërkuar pagesë shtesë, me të cilën siç theksojnë nga MEPSO është refuzuar disa herë për shkak të llojit të kontratës “me çelës në dorë”.
“Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, kontraktori u largua disa herë nga kantieri, duke kërkuar pagesë shtesë, e cila është refuzuar nga SHA MEPSO për shkak të llojit të kontratës, me çelës në dorë. Përkundër përpjekjeve të përsëritura të SHA MEPSO për pajtim dhe negocim, nuk u arrit asnjë marrëveshje. Prandaj, SHA MEPSO mori vendimin e nevojshëm për ndërprerjen e kontratës”, shtojnë nga MEPSO.
LEXO: