LSDM: Shporta është mashtrim, produktet ushqimore janë më shtrenjtë! Durmishi: Masat janë efektive për qytetarët!

LSDM: Shporta është mashtrim, produktet ushqimore janë më shtrenjtë! Durmishi: Masat janë efektive për qytetarët!

Si janë efektet pas një jave nga zbatimi i aksionit Shporta e Vitit të Ri dhe a ka ulje reale të çmimeve? Ministri i ekonomisë Besar Durmishi në intervistë për REL u shpreh i kënaqur nga ky aksion. Thotë se pret që të respektohet kjo masë për uljen e çmimeve për 10%.

“Nga analizat e para që ISHP i bën terren çdo ditë, shohim nëse e respektojnë masën e tyre, të cilën e ofruan ata vetë, prodhuesit, distributorët dhe tregtarët. U pa se masa respektohet dhe se e njëjta është e zbatueshme, qytetarët shohim se këto ditë janë të kënaqur me këtë masë e cila ishte iniciativë e tregtarëve”, tha Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Ai tha se tani për tani qytetarët nuk kanë denoncuar parregullsi ndërsa shton se ISHP deri më tani nuk ka detektuar mosrespektim të aksionit.

“Unë nuk besoj se do të ketë keqpërdorime të masës dhe manipulim me çmimet sepse vetë tregtarët, prodhuesit dhe distributorët e ofruan këtë masë. Pra kjo është iniciativa e tyre, e odave që ne si qeveri e përkrahim”, shtoi Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Por nga partia opozitare me qëndrim të kundërt, thonë se këto masa aspak nuk ndikojnë në shportën e konsumatorëve dhe se e njëjta nuk ka efekt në standardin e qytetarëve, ndërsa produktet bazë në vend që të jenë me çmime më të ulëta, ato shtrenjtohen. Shporta është vetëm një mashtrim i kryeministrit Hristijan Mickoski, tha Lolita Ristova nga LSDM.

Advertisement

“Qeveria e Mickoskit në vend që të bëjë diçka për t’u ballafaquar me këtë problem serioz dhe ta përkrahë standardin e qytetarëve, bën mashtrime me Shportën e Vitit të Ri. E pamë të njëjtin skenar, tregtarët së pari i rritën çmimet, dhe pastaj masa hyri në fuqi. Realiteti në markete dhe dyqane që e shohin çdo ditë qytetarët është se çmimet jo vetëm që mbetën të larta, por disa produkte në mënyrë shtesë u shtrenjtuan”, deklaroi Lolita Ristova, LSDM.

Aksioni Shporta e Vitit të Ri filloi më 15 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 15 janar të vitit të ardhshëm. Me të përfshihen mbi 1000 produkte që do të shiten me çmime më të ulëta për 10%.

Advertisement
Advertisement