Riparimi vonohet, rreziku po rritet! 6 muaj pritet për ndërtimin e murit mbajtës te Klinika e Fëmijëve

Riparimi vonohet, rreziku po rritet! 6 muaj pritet për ndërtimin e murit mbajtës te Klinika e Fëmijëve

Shiringa, doreza dhe mbeturina të tjera të ndryshme është fotografia e përditshme për pacientët dhe vizitorët e Klinikës së Fëmijëve në Shkup. Gjashtë muaj pasi u shemb, muri mbajtës është në pritje të riparimit. Kalimtarët kanë frikë se ajo që ka mbetur mund të shembet.

Më shumë se një muaj më parë, Qendra për Menaxhimin e Krizave mbajti  takim koordinues me temën “Kërcënimi i jetës, rrëshqitja e dheut dhe shembja e murit mbajtës në rrugën Belgradska pranë Klinikës së Fëmijëve“, pas çka  u konstatua që Ministria e Shëndetësisë duhet të fillojë me ndërtimin e murit mbajtës.

“Ministria e Shëndetësisë, në pajtim me vendimin dhe konkluzionin e inspektorit ndërtimor të Komunës Qendër, të fillojë ndërtimin e rrethimit/murit mbajtës si zgjidhje e përkohshme, ndërsa Qyteti i Shkupit të përpunojë dinamikën dhe të fillojë aktivitetet për zhvillimin e një projekti të ri të komunikacionit në koordinim me SPB Shkupi, me çka do të reduktohej lëvizja e automjeteve të rënda”, thonë nga  QMK.

Njëkohësisht me aktivitetet për ndërtimin e murit mbajtës, Qyteti i Shkupit do të organizojë rimbjelljen e pemëve në trasenë në rrugën Belgardska, ndërsa për zgjidhje të përhershme dhe afatgjatë të problemit kërkohet nga Qyteti i Shkupit në koordinim me institucionet e tjera kompetente, të përgatisë një studim i ri hidrologjik dhe një studim për mbrojtjen e ujërave nëntokësore në shpatet e Vodnos, në bazë të të cilit do të ndërmerren masa të përhershme për ndërtimin e një rruge të re me rrjetin e nevojshëm të kanalizimit dhe për asfaltimin e saj.

“Problemi është shumë më serioz dhe më i madh. Fjala është për kapjen e plotë të ujërave nëntokësore nga Vodno, sepse një pjesë e rrjetit të kanalizimit  që është ndërtuar në vitet 50 të shekullit të kaluar është shkatërruar dhe mbyllur,  një pjesë po mirëmbahet, mirëmbajtja e plotë e atij sistemi për momentin nuk mund të themi se ekziston”, theksoi Dragi Tarçugovski, këshilltar shtetëror.

Advertisement

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, që më 10 qershor, tha se nën rrugën Belgradska ekziston një sistem i pusetave dhe kanaleve nëntokësore, pronësia e të cilave nuk mund të përcaktohet. Ata nuk mbledhin ujin nëntokësor që vjen nga shpatet e Vodnos dhe derdhet në vetë murin, duke prishur më tej stabilitetin e murit, si dhe të rrugës.

Një pjesë e murit mbajtës u shemb më 10 qershor dhe institucionet si Ministria e Shëndetësisë, Qyteti i Shkupit dhe Komuna Qendër debatuan me ditë të tëra dhe mohuan se kush është kompetent për këtë. Muri mbajtës i shembur përbën rrezik jo vetëm për këmbësorët, por edhe sigurinë në komunikacion.

Advertisement
Advertisement