Deri të hënën, regjim i posaçëm për komunikacion në Shkup

Deri të hënën, regjim i posaçëm për komunikacion në Shkup

Për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, nga sot, deri të hënën në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit.

“SPB Shkup njofton qytetarët e Shkupit se nga data 21 deri më 23.12.2024 (nga e shtuna deri të hënën) për shkak të vizitës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Njësitit për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të  ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e zonës më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Advertisement

SPB Shkup apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë.

Advertisement
Advertisement